Hykmete Bajrami: Për zgjedhjet lokale, vetëm lista e LDK’së e pastër

  • E.K /
  • 21 August 2021 - 13:08
 Hykmete Bajrami: Për zgjedhjet lokale, vetëm lista e LDK’së e pastër

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot  ka publikuar raportin: “Integriteti i kandidatëve për Kryetarë të Komunave – Analizë e kandidatëve për Kryetar të Komunave që kanë probleme me ligjin”. Në këtë raport thuhet se Vetëvendosje, PDK, AAK dhe Nisma kanë kandidatë për kryetarë që kanë probleme me ligjin. Në këtë rast, përjashtim bën vetëm LDK-ja.

Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila thotë se partia e saj ka një listë të pastër për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Për zgjedhjet lokale të 17 tetorit ka një listë të pastër, lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, shkroi Bajrami në Facebook.

Ndryshe, nëntë kandidatë për kryetarë të komunave kanë probleme me ligjin, sipas raportit të IKD-së.

(Kosova  Sot Online)