Mitrovica sot në zi: Vdesin dy të mitur për një ditë

  • E.K /
  • 21 August 2021 - 13:41
Mitrovica sot në zi: Vdesin dy të mitur për një ditë

Qyteti i Mitrovicës sot është tronditur nga vdekja e dy fëmijëve.

Më herët u raportua për vdekjen e 11 vjeçarit Blenton Ismajli, që kishte rënë në Liqenin Akumulues.

Por sot ka vdekur edhe voglueshja Dua Miftari, e cila ishte duke u trajtuar tash e një kohë.

E ndjera Dua Miftari është mbesa e veprimtarit dhe intelektualit mitrovicas, Ramadan Kelmendi, shkruan Jepi zë.

Lajmin për vdekjen e Duas, e kanë dhënë familjarët e saj përmes një postimi në facebook.

Postimi i plotë:

NJOFIM MORTOR,
Të nderuar familjarë,miq ,e dashamirë të familjes Miftari e Kelmendi ju njoftojmë se sot fizikisht u nda nga ne engjellysha e famijes ,mbesa jonë Dua !
Engjujt jonë në qiell e jo në tokë.
Pusho ne paqen te Zoti ytë!
Me mallë e dhimbje!

(Kosova Sot Online)