Nuk ka paqe në Kabul, shpërthen zjarr i madh

  • A.P /
  • 22 August 2021 - 16:53
Nuk ka paqe në Kabul, shpërthen zjarr i madh

Kabuli duket se nuk po gjen qetësi.

Qytetarët afganë po vijojnë tentativat e tyre për t’u larguar nga vendi dhe për t’i shpëtuar talebanëve. Mëngjesin e sotëm, një turmë qytetarësh u dyndën drejt aeroportit të Kabulit, çka ka detyruar talebanët që të qëllojnë drejt tyre.

Ndërsa, përveç problemeve me talibanët, në këtë vend ka shpërthyer edhe një zjarr.

Një zjarr i madh ka shpërthyer ditën e djeshme në Kabul, në zonën e quajtur Dehmzang.

Shkaqet e zjarrit vijojnë të mbeten të paqarta, ndërsa videoja është publikuar në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)