I jep fund jetës së tij 22-vjeçari nga Prishtina

  • E.K /
  • 23 August 2021 - 10:25
I jep fund jetës së tij 22-vjeçari nga Prishtina

Një ngjarje tragjike tronditi mbrëmë Prishtinën, pasi një 22-vjeçar i dha fund jetës së tij, duke u vetvarur me litar, në rrugën “2 Nëntori”.

Sinjali mëson se i riu që i dha fund jetës së tij është Arbios Muçolli nga Prishtina.

Kjo ngjarje tragjike dhe mjaft e dhimbshme për familjen, ndodhi në orët e pasdites në kryeqytet, derisa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i emergjencës, ku e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Ende nuk dihen motivet që e kanë çuar të riun nga Prishtina t’i jap fund jetës së tij.

(Kosova Sot Online)