“E mori me forcë, e keqtrajtoi, na e solli të vdekur, reagon halla e 18-vjeçares që vdiq Ferizaj

  • E.K /
  • 23 August 2021 - 12:14
 “E mori me forcë, e keqtrajtoi, na e solli të vdekur, reagon halla e 18-vjeçares që vdiq Ferizaj

Halla e 18-vjecares M.O që vdiq në Ferizaj, e dyshohet se është keqtrajtuar fillimisht nga dy persona, ka reaguar pas rastit tragjik.

Në profilin e saj në Facebook, halla e vajzës së ndjerë ka shkruar “Pushon në paqe, zemra e hallës”.

Ndërkohë, familja e 18-vjeçares, M.O që vdiq gjatë ditës së djeshme në Ferizaj i kanë hapur sot dyert për të pamje.

Media ka qëndruar sot në vend të ngjarjes e pasdite sjell rrëfimin e familjarëve për ngjarjen që tronditi këtë komunë.

Policia ka bërë të ditur se tashmë nën pranga ka përfunduar një person, ndërsa, i dyshuari kryesor për këtë rast, Dardan Krivaqa ndodhet ende në arrati.

(Kosova Sot Online)