Dy viktima nga COVID-19 në Kosovë, në të 20’tat

  • A.P /
  • 23 August 2021 - 16:01
Dy viktima nga COVID-19 në Kosovë, në të 20’tat

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 17 viktima nga COVID-19

Dy nga viktimat janë të moshës 20-29 vjeçare.

Njëra nga viktimat është një djal nga Istogu i cili ishte duke marre trajtim në Spitalin e Pejës, ndërsa viktima tjetër është një vajzë nga komuna e Gjakovës e cila ishte e shtrirë në Spitalin e Gjakovës.

Nga spitali i Pejës kanë thënë  se viktima ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese, ndërsa nga ai i Gjakovës nuk kanë dhënë informacione.

Në anën tjetër, gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur edhe një person i moshës 40 deri 49 vjeçare, 3 persona të moshës 50-59 vjeçare, 5 të moshës 60-69 vjeçare, 4 të moshës 70-79 vjeçare dhe 2 mbi 80 vjeç.

(Kosova Sot Online)