Trump u rekomandon që të vaksinohen, ndjekësit e vërshëllejnë

  • A.P /
  • 23 August 2021 - 16:26
Trump u rekomandon që të vaksinohen, ndjekësit e vërshëllejnë

Trump këshilloi ndjekësit e tij që të vaksinoheshin dhe menjëherë u prit nga një lumë vërshëllimash, gjatë një mitingu në Alabama.

“Unë besoj te të drejtat tuaja, mund të bëni si të doni. Por, ju rekomandoj që të vaksinoheni. Keni të drejtën tuaj, por unë e kam bërë vaksinën”, tha Trump pasi nisën vërshëllimat.

 

Pasi pushuan, ish-presidenti amerikan u tha mbështetësve të tij se nëse vaksina nuk bënte punë, ata do të ishin të parët që do ta merrnin vesh.

“Do ju marr në telefon nëse nuk bëjnë punë, por po funksionojnë. Gjithsesi, ju keni të drejtën tuaj dhe duhet ta shtrëngoni fort këtë të drejtë.

(Kosova Sot Online)