Mediumi gjerman shkruan për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 07:40
 Mediumi gjerman shkruan për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

Për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj që tronditi gjithë Kosovën ditën e djeshme, kanë shkruar edhe mediat gjermane.

Portali Focus.de, ka raportuar për krimin që ndodhi në Kosovë, duke përmendur dy të dyshuarit, ku njëri prej tyre, Dardan Krivaqa, ishte i martuar me 18-vjeçaren, tash e dy muaj.

Në artikull përshkruhet se si dy të dyshuarit e kanë lënë pa shenja jete vajzën, në emergjencën e spitalit të Ferizajt dhe më pas kanë ikur.

“Mjekët kanë konfirmuar vdekjen e saj dhe sipas zyrës së prokurorit publik, viktima ishte abuzuar fizikisht dhe ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Duke përdorur kamerat e vëzhgimit të spitalit, oficerët ishin në gjendje të identifikonin vendin e krimit dhe të dyshuarit. Me sa duket akti ka ndodhur në një ndërtesë banimi në Ferizaj. Njëri nga dy burrat (32) është arrestuar që atëherë. I dyshuari i dytë (28) po vazhdon të kërkohet. Pikat kufitare të vendit të vogël kontrollohen, popullatës i kërkohet informacion.”

Policia e Kosovës sonte ka bastisur banesën ku dyshohet se u vra 18-vjeçarja në Ferizaj, Marigona Osmani.

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares gjendet ende në arrati, ndërsa Arbër Sejdiu është arrestuar mbrëmë. Të dy dyshohen për vrasje të rëndë.

(Kosova Sot Online)