U përplas nga Benz-i, ndërron jetë i riu

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 08:14
 U përplas nga Benz-i, ndërron jetë i riu

Ka ndërruar jetë 30-vjeçari, Leonard Rrapi, i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Beratit, i riu u përplas nga mjeti tip Benz, pasi shoferi humbi kontrolli dhe u fut në një dyqan.

Gjithashtu të lënduar mbetën edhe katër kalimtarë të tjerë si dhe një pasagjer në mjetin Benz. 30-vjeçari u soll në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Leonard Rrapi 30-vjeç, Abaz Kaballi, 60-vjeç, Astrit Veliu, 23-vjeç, Tahir Redhi, 30-vjeç dhe Robert Sadikaj sapo ishin kthyer nga pelegrinazhi në malin e Tomorrit dhe po bënin një xhiro në Berat në momentin që  u përplasën. Sakaq, policia arrestoi sot shoferin e mjetit Benz.

(Kosova Sot Online)