E ngadaltë, por vdekjeprurëse, breshka gjigante ha zogun

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 10:07
 E ngadaltë, por vdekjeprurëse, breshka gjigante ha zogun

Studentët dhe kërkuesit nga Universiteti i Cambridge mbetën pa fjalë kur filmuan një moment në Seychelle, ku një breshkë gjigante, që duhet të ishte vegjetariane, sulmoi një zog deti dhe e hëngri atë.

Për ta ishte hera e parë që shihnin një breshkë të këtij lloji në gjueti kafshësh apo shpendësh.

Në video tregohet zogu që bie nga pema dhe breshka që më pas e ndjek dhe e kafshon, në një ngjarje që zgjati 7 minuta.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/08/qn6kVEBe56CFnA9izyQB_24_ed95939937154a8f6b454f0ee247296d_video_360p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)