Po filmonte perëndimin e diellit, modelja turke bie nga tarraca dhe vdes

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 11:28
 Po filmonte perëndimin e diellit, modelja turke bie nga tarraca dhe vdes

Ky është momenti i frikshëm kur një modele e rrjeteve sociale ra nga kati i nëntë i një ndërtesë në Turqi, ku kishte hipur për të bërë video për faqen e saj në TikTok.

23-vjeçarja Kubra Dogan kishte shkuar për vizitë tek kushërira e saj në Stamboll dhe së bashku u ngjitën në tarracë për të filmuar perëndimin e diellit.

Ajo ishte duke pozuar përpara kamerës së celularit të saj kur i rrëshqiti këmba në një copë plastike dhe ra nga një lartësi e madhe duke humbur menjëherë jetën.

(Kosova Sot Online)