E fotografoi në mesin e luftës, kosovarja e takon fotografin pas 22 vjetësh

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 11:31
E fotografoi në mesin e luftës, kosovarja e takon fotografin pas 22 vjetësh

Fotografia e asaj kohe përshkruan vuajtjet dhe frikën e fëmijëve, të cilët po përjetonin luftën e masakrat serbe në Kosovë.

Vjollca Qerimi Hyseni ishte një vajzë e vogël 22 vjet më parë, kur fotografi i njohur kosovar Hazir Reka, e kapi në objektivin e tij, ndërkohë që në Kosovë ishte luftë. Fotografia e asaj kohe përshkruan vuajtjet dhe frikën e fëmijëve, të cilët po përjetonin luftën e masakrat serbe në Kosovë, përcjell Albinfo.ch.

E tani, 22 vjet më pas, Vjollca e ka gjetur fotografin me të cilin edhe është takuar. “Miq të dashur, doja me ta ndaja me ju këtë foto, që për mua është një kujtim i hidhur, po me pas kjo foto është një fat shumë i madh.

E falënderoj nga zemra fotografin Hazir Reka për kontributin e tij gjatë luftës, që mbas 22 viteve e kuptova që e kam një foto të tillë.

Po ashtu e falënderoj dajën tim Heset Quza, që ma bëri të mundur këtë takim.

Eh sa për foton nuk po flas hiç, se fotografia flet vetë se si një fëmijë e ka përjetuar luftën e si çdo person ka kontribuar në mënyrën e vet. Edhe një herë faleminderit shumë”, ka shkruar Qerimi.

(Kosova Sot Online)