Edi Rama: Goran Bregoviç kurrë nuk ka frymëzuar luftën serbe

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 12:20
 Edi Rama: Goran Bregoviç kurrë nuk ka frymëzuar luftën serbe

Edi Rama vijon të mbrojë idenë e tij se Goran Bregoviç kurrë nuk ka frymëzuar ushtarët pushtues serbë dhe kurrë nuk u ka kënduar atyre.

Në statusin e sotëm si një përgjigje ndaj komenteve të djeshme kryeministri Rama vijon të mbrojë Bregoviçin duke i cilësuar komentuesit si një grup që shpërndajnë vetëm histeri fashiste.

Komentuesi: Si mundesh me bë kësi lloj krahasimi me Dua Lipën dhe me këtë serbë..A nuk janë pikërisht familjet e Duas dhe Ritës që kanë ikur për shkak të Regjimit të Millosheviçit që ky pikërisht ju ka kënduar dhe e ka frymzuar ushtrin serbe , me keng.Si duhet ti vrasin Shqipëtaret.Nuk di qfar fakte kerkon ti o njeri!

Edi Rama: Une kerkoj nje gje shume te thjeshte, qe ti dhe ata qe flasin si ti, te lexojne perpara se sa te flasin dhe te mos u bejne te tjereve te njejten gje qe bejne te tjeret kunder nesh! Dhe do ti s’do ti, duan s’duan ata qe flasin keshtu, Goran Bregovici kurre nuk u ka kenduar ushtareve pushtues dhe kurre nuk ka frymezuar luften e tyre pushtuese! Sepse po te ishte kjo e vertete atehere do te kishte te pakten nje fakt te vetem qe e provon kete dhe urrejtja per gjuhen e tjetrit nuk eshte fakt!

(Kosova Sot Online)