Vetaksident në Gjakovë, vdes një 60 vjeçar

  • A.P /
  • 24 August 2021 - 18:16
Vetaksident në Gjakovë, vdes një 60 vjeçar

Sot rreth orës 14:40 ka vdekur një 60-vjeçar në një vetaksident në Bishtazhint të Gjakovës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Aksidenti përpos një të vdekur, ka lënë edhe tre persona të lënduar.

“Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e tij gjatë lëvizjes në rrugë me pjerrtësi gjatësore, tëposhtëze dhe pasi është rrotulluar me mjet në anen djathtë jashtë rrugës ka përfunduar në hendek”, ka thënë ai.

Ai tregoi që të përfshirët në aksident janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

“Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe hetimet e trafikut rajonal janë duke marrë me hetimin e rastit”.

(Kosova Sot Online)