Si provoi të ikte nga policia dhe si u arrestua Dardan Krivaqa?

  • A.P /
  • 24 August 2021 - 19:32
Si provoi të ikte nga policia dhe si u arrestua Dardan Krivaqa?

Të martën rreth orës 11 e 30, në fshatin Dardani të Ferizajt, është arrestuar i dyshuari kryesor i vrasjes së 18 vjeçares, Dardan Krivaqa.

Krivaqa është kapur nga dy policë civilë që kanë qenë jashtë detyrës, duke u ndihmuar edhe nga fshatarët e Dardanisë.

I dyshuari ka tentuar të ikte me biçikletën e tij, por pas rrëzimit nga ky mjet, ka vazhduar arratisjen në këmbë, duke hyrë në oborret e shtëpive të këtij fshati, ku në fund edhe është kapur nga policia e fshatarët, në oborrin e njërës prej këtyre shtëpive.

Kujtojmë se policia ka filluar kërkime intensive që nga nata e mbrëmshme, ku thuhet se e kanë parë të dyshuarin por që ky i fundit kishte arritur të ikte.

(Kosova Sot Online)