Xhafer Tahiri: Malet e Çyçavicës po bëhet me ujë të pijshëm, mungesë e kahmotshme

  • A.P /
  • 24 August 2021 - 20:22
Xhafer Tahiri: Malet e Çyçavicës po bëhet me ujë të pijshëm, mungesë e kahmotshme

Në malin e Çyçavicës, në fshatin Bequk të Komunës së Vushtrrisë ka filluar ndërtimi i rezervuarit të ujit që furnizon me ujë të pijes Artakollin, Mihaliqin e Epërm e Druarin. Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri me këtë rast ka thënë se është krenar sepse me këtë projekt pothuajse komplet Çyçavica po bëhet me ujë të pijes dhe po zgjidhen problemet e kamotshme të banorëve të kësaj ane për furnizim të ujit të pijes.

“Ky është projekti më jetik kapital i kësaj zone, sepse e rikthen ujin e bashkë me të edhe jetën. Projekti po financohet nga CDI dhe Qeveria”, tha Kryetari Tahiri. Ky investim është mirëpritur nga banorët e Artakollit duke cilësuar se puna e kryetarit aktual i cili rikandidon në zgjedhjet e 17 tetorit do i sigurojnë edhe një mandat tjetër në krye të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit.

Image

(Kosova Sot Online)