Fauci: Nëse rriten vaksinimet, SHBA mund ta vendosë koronavirusin nën kontroll në vitin 2022

  • A.P /
  • 24 August 2021 - 23:01
Fauci: Nëse rriten vaksinimet, SHBA mund ta vendosë koronavirusin nën kontroll në vitin 2022

Anthony Fauci, Drejtor i Institutit të Sëmundjeve Infektive tha se nëse rritet ritmi i vaksinimit, Shtetet e Bashkuara mund ta vendosin Covid-19 nën kontroll deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Fauci tha se miratimi i plotë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për vaksinën Pfizer-BioNTech hap rrugën për vaksinimin e më shumë njerëzve.

“Do të doja t’u bëja thirrje atyre që nuk janë të vaksinuar të kuptojnë se ne kemi aftësinë, ta shkurtojmë kohën e fundit të kësaj pandemie,” tha Dr. Fauci, kreu të Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive.

Pasi Administrata e Ushqimit dhe Barnave i dha miratimin e plotë vaksinës së Pfizer dhe Biontech, presidenti amerikan Joe Biden, i kërkoi sektorit privat dhe qeverive lokale të bëjnë të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e tyre.

Pentagoni duket se do të jetë i pari që do të bëjë realitet kërkesën e Biden. Pas aprovimit të plotë nga FDA, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi se do të përfshinte vaksinën në listën e injeksioneve të detyrueshme për personelin ushtarak amerikan.

(Kosova Sot Online)