Peshku sulmon pushuesen, i kafshon këmbën

  • E.K /
  • 25 August 2021 - 12:58
 Peshku sulmon pushuesen, i kafshon këmbën

Një pushuese në një plazh të Spanjës është dërguar menjëherë në spital pasi ka marrë kafshime në këmbë nga një peshk gjigand.

Gruaja mori menjëherë ndihmën e parë nga stafi i plazhit, por u dërgua gjithsesi në spital për një kontroll më të imtësishëm.

Në këmbën e saj të djathtë, dalloheshin kafshime të thella të gjakosura.

Ngjarja shkaktoi alarm në plazhin El Pinet në Costa Blanca pasi të gjithë nisën të mendonin se sulmi u shkaktua nga një peshkaqen blu. Pas verifikimeve, rezultoi se grabitqari ishte një peshk blu, i zakonshëm në ujërat e ngrohta në botë, i cili është i njohur për agresivitetin e tij.

(Kosova Sot Online)