Policia e Kosovës po e kërkon Sadat Fejzin, me akuzën për dhunim

  • E.K /
  • 25 August 2021 - 14:23
Policia e Kosovës po e kërkon Sadat Fejzin, me akuzën për dhunim

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

Sadat (Rafiz) Fejzi me banim në fshatin Mogillë komuna Kllokot.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

• ” Dhunim”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 0280 330-061-Drejtoria Rajonale Gjilan

– E-mail adresa: [email protected]

(Kosova Sot Online)