Policia nis hetime për sulm, pas raportimit se Sami Kurteshi e ka rrahur dikë në KQZ

  • E.K /
  • 25 August 2021 - 14:36
 Policia nis hetime për sulm, pas raportimit se Sami Kurteshi e ka rrahur dikë në KQZ

Një medium duke u thirrur në burime gjatë ditës ka raportuar se përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi e ka sulmuar  fizikisht një zyrtar të KQZ-së, për shkak të mosmbajtjes së maskës.

Por, një gjë e tillë është mohuar nga Kurteshi.

Ai ka thënë se raportimet se ai ka sulmuar dikë në KQZ janë gënjeshtra.

Ndërsa, zëdhënësja e Policsë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti në një përgjigje, ka treguar se është iniciuar një hetim për rastin sulm.

“Policia ka pranuar informatën rreth orës 12:00 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që në fazë preliminare janë trajtuar rrethanat e ngjarjes me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim për rastin sulm”, deklaroi ajo.

Një medium duke u thirrur në burime gjatë ditës ka raportuar se Kurteshi e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të KQZ-së për shkak të maskës, por nuk dihet se si ka ardhur deri tek konflikti.

(Kosova Sot Online)