12 të vdekur dhe 2 mijë e 541 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 25 August 2021 - 14:59
 12 të vdekur dhe 2 mijë e 541 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 14  viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 2 mijë e 541  raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i MSH’së:

#Bashkëiadalim 25 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.618 testime, 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603.

Në total numri i rasteve aktive është 23.845.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

(Kosova Sot Online)