Hapet shkolla e mjekësisë për herë të parë në Vushtrri

  • A.P /
  • 25 August 2021 - 17:23
Hapet shkolla e mjekësisë për herë të parë në Vushtrri

Është hapur sot Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë për herë të parë në Vushtrri e quajtur “VICIANAMED” e licensuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Në ditën e inaugurimit prezent ishe edhe i pari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook këtë institucion arsimor e quajti si shpresë e gëzim për mbrojtjen e shëndetit publik sidomos tani në kulmin e pandemisë Covid-19. Tahiri mes të tjerash tha se “Zhvillimin e një qyteti personalisht e mati edhe me hapjen e institucioneve si Vicianamed, sepse sektori privat po investon në edukimin e punësimin e brezit të ri.

Zbulimet më të mëdha edhe në mjekësi kanë ardhur nga investimi privat, e kjo pandemi dhe zbulimi i vaksinës Pfizer apo AstraZeneca janë shembuj se si investimi privat ndihmon shëndetin publik”. Kujtojmë se bizneset kanë pësuar krizë ekonomike nga pandemia globale Covid-19 si dhe kanë mbetur shumë qytetarë pa vende të tyre të punës por në planin e kryetarit aktual Xhafer Tahiri i cili rikandidon për një mandat të dytë ka thënë në një intervistë se do të ndryshohet qasja nga asfalti në zhvillim dhe punësim

 

Image

(Kosova Sot Online)