Katër fëmijët heronj të Vushtrrisë, e mahnitshme çka kanë bërë

  • E.K /
  • 26 August 2021 - 09:24
Katër fëmijët heronj të Vushtrrisë, e mahnitshme çka kanë bërë

Katër fëmijë kanë gjetur së fundi një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të hollave, të cilat më pas i kanë dorëzuar në stacionin policor në Vushtrri.

“Ky gjest i mirë, është raportuar dje me datën 25 gusht 2021, rreth orës 14:30 nga të rinjtë të cilët deri sa ndodheshin në rrugën “Skënderbeu” afër shkollës “Mustaf Venhari”, kanë gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të hollave”, thuhet në njoftimin për media nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu është theksuar se pasi është identifikuar dhe verifikuar personi të cilit i ka humbur kuleta me dokumentacion dhe të holla, të njëjtat i janë dorëzuar pronarit, me ç’rast i njëjti ka falënderuar fëmijët dhe policinë.

(Kosova Sot Online)