Babai kosovar i fëmijëve që u goditën nga treni në Gjermani prekë me dedikimin për djemtë e tij

  • E.K /
  • 26 August 2021 - 11:01
Babai kosovar i fëmijëve që u goditën nga treni në Gjermani prekë me dedikimin për djemtë e tij

Në tetor të këtij viti bëhen një vjet nga vdekja tragjike e dy vëllezërve, Hasan e Blerian Arifaj nga fshati Ratish i Deçanit.

E babai i tyre, Arif Arifaj pas qëndrimit disa javë në Kosova, sot ka lënë një mesazh te varrezat e tyre.

Ai me lot në sy ka përshëndetur fëmijët e tij dhe është kthyer në Gjermani: Ne ikëm ne mërgim e ju djemtë e mi qëndroni ne atdhe.

Hasan e Blerian Arifaj humbën jetën tragjikisht me 13 tetor 2020 pasi u goditën nga treni në një stacion hekurudhor në Gjermani.

(Kosova Sot Online)