Media serbe: Vuçiq blen autobusë nga kompania që armatos Ushtrinë e Kosovës

  • e.. /
  • 26 gusht 2021 - 11:03
Media serbe: Vuçiq blen autobusë nga kompania që armatos Ushtrinë e Kosovës

Ditë më parë u mësua se miku i Vuçiqit, presidenti turk Erdogan, përmes kompanisë BMC ka siguruar automjete të blinduara për Ushtrinë e Kosovës. Kjo informatë do kalonte pa u vërejtur kur dihet se miku e vëllai i Vuçiq ndër të parët njohu pavarësinë e Kosovës dhe kompania e njëjtë mori kontratë prej 34,2 milionë euro për 100 autobusë për transportin publik të Beogradit, shkruan media serbe “Pravda”.

BMC është ndër prodhuesit më të mëdhenj komercial të automjeteve ushtarake në Turiq, ku krahas tyre prodhon kamionë, autobusë, kamionë ushtarak edhe mjete të blinduara.

E themeluar në vitin 1964 me 26% partneritet me kompaninë britanike British Motor Corporation. BMC ka siguruar 51% të partneritetit të aksioneve të kompanisë, pjesën tjetër e ka KAFIC nga Katari.

Ministri i mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka lavdëruar gjatë vizitës në Ankara punën e kompanisë dhe mjetet e blinduara të tipit „Vuran“ dhe „Kirpi“, ku u arrit pajtimi për dërgimin e 14 mjeteve të tilla në Kosovë. Ato përdoren edhe nga ushtria turke dhe kanë lëvizshmëri dhe qëndrueshmëri në kushte dhe terren të vështirë.

Kështu FSK merr donacion nga Turqia mjete mbi 100 milionë lira turke (rreth 9,7 milionë euro), pastaj arrihet marrëveshja për sigurimin e mjeteve tjera. Kjo nuk do ishte e jashtëzakonshme sikur regjimi i Vuçiq mos të kishte plot gojën shqetësim për Kosovën dhe nga ajo kompani siguroi autobusë dhe pas deklaratës së Erdogan se do punojë për sigurimin e më shumë njohjeve për Kosovën.

“Kur ka vende të lëna anash si Kosova, ne do ndihmojmë, një ndër to është Kosova, deri tash e kanë njohur 114 vende, ne dëshirojmë rritje të këtij numri”, ka thënë Erdogan.

Kjo nuk e ka penguar Vuçiq që pikërisht për Beogradin të bëjë kontratë për autobusë nga BMC.

“Pyes a është e vërtetë se ka pasur ofertues tjerë në tender me çmim më të ulët dhe është refuzuar, si është e mundur për 100 autobusë të paguhen 342 mijë euro, ndërsa kur i ka blerë Novi Sadi për aq ka paguar 258 mijë, që është për 84 mijë euro më pak”, thonë në qendrën lokale vetëqeverisëse.

Përveç shkatërrimit nga pushteti të kompanisë vendore „Ikarbus“, Vuçiq ka siguruar autobusë nga miku edhe vëllai Erdogan, që hapur punon kundër interesave të Serbisë në Kosovë.

Sedat Çinar, drejtor i kompanisë BMC falënderoi krerët e qytetit për bashkëpunimin dhe shprehu kënaqësinë për kontratën , pasi edhe Novi Sadi nga kjo kompani kishte blerë autobus.

(Kosova Sot Online)