Shkon në mbi 1 mijë e 100 numri i pacientëve të shtrirë në klinikat COVID dhe spitale, 37 në gjendje të rëndë

  • S.A /
  • 26 August 2021 - 13:24
Shkon në mbi 1 mijë e 100 numri i pacientëve të shtrirë në klinikat COVID dhe spitale, 37 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 1 mijë e 116 pacientë janë të shtrirë sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

995 prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

935 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

26 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

1116 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

995 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

935 me oksigjeno-terapi

37 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 396 pacientë të shtrirë, 359 prej tyre Covid-19 pozitivë, 332 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 117 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 86 pacientë

-Klinika Infektive 3 (Interno), 60 pacientë

– Mjekimi Intensiv Qendror Covid- 19, 11 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 85 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 24 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 720 pacientë, 636 prej tyre Covid-19 pozitivë, 603 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 143 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 129 pacientë

– Spitali i Pejës, 180 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 125 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 40 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 82 pacientë.

(Kosova Sot Online )