Osmani kujton Shën Terezën në 111-vjetorin e lindjes

  • A.P /
  • 26 August 2021 - 15:36
Osmani kujton Shën Terezën në 111-vjetorin e lindjes

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kujtuar sot humanisten e madhe shqiptare Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza në 111-vjetorin e saj të lindjes.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se në këtë ditë kujtojmë me nderim simbolin e dashurisë dhe të paqes.

 

Postimi i plotë:

“Sot, në ditëlindjen e 111-të të nënës sonë, Shën Terezës, kujtojmë përplot nderim simbolin e dashurisë dhe të paqes, e cila botës ia dhuroi vlerat e mira të saj e të popullit të saj shqiptar: dashurinë për njeriun, zemërgjerësinë dhe bashkëvuajtjen me më të dobëtit”. 


(Kosova Sot Online)