Pamje të rënda nga shpërthimi në Afganistan, u plagosën edhe tre ushtarë amerikanë

  • A.P /
  • 26 August 2021 - 16:50
Pamje të rënda nga shpërthimi në Afganistan, u plagosën edhe tre ushtarë amerikanë

Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë jashtë aeroportit të Kabulit në Afganistan. Siç konfirmon një gazetar i Fox News, të paktën 3 ushtarë amerikanë mbetën të plagosur.

Informacioni i shpërthimit u konfirmua nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, ndërsa CNN raporton se shpërthimi ishte sulm vetëvrasës

“Ne mund të konfirmojmë një shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit. Ende nuk dihet për viktima të mundshme. Kur të mundemi do të ofrojmë informacione shtesë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Pamje të rënda të personave që mbetën të plagosur nga ky shpërthim janë publikuar tashmë.

Agjencia e lajmeve, Reuters citoi një zyrtar amerikan të ketë thënë se sipas një raporti fillestar shpërthimi është shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës.

Presidenti amerikan, Joe Biden është informuar për incidentin, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Më herët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera perëndimore i paralajmëruan qytetarët e tyre që të largohen menjëherë nga zonat përreth aeroportit të Kabulit, për shkak të kërcënimeve për një sulm terrorist nga organizata terroriste ISIS.


(Kosova Sot Online)