Numri i ushtarëve amerikanë të vdekur në Kabul shkon në 12

  • A.P /
  • 26 August 2021 - 21:23
Numri i ushtarëve amerikanë të vdekur në Kabul shkon në 12

Të paktën 12 anëtarë të ushtrisë amerikane u vranë dhe të paktën 15 të tjerë u plagosën në sulmin në aeroportin e Kabulit, tha në një konferencë gjenerali Kenneth “Frank” McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA.

“Është një ditë e vështirë sot,” tha McKenzie.

Kishte të paktën katër shpërthime pranë një porte në aeroportin e Kabulit sot. Ata erdhën ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera garojnë për të evakuuar njerëzit përpara afatit të tërheqjes së Presidentit Biden më 31 gusht.

Pos ushtarëve amerikanë, të paktën 50 persona kanë vdekur nga këto shpërthime.


(Kosova Sot Online)