Deputeti i LVV-së i del kundër Vitisë për shtesat prej 60 eurove

  • A.P /
  • 26 August 2021 - 21:24
Deputeti i LVV-së i del kundër Vitisë për shtesat prej 60 eurove

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, pjesë e Listës Guxo, Burim Karameta i ka dalur kundër ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me shtesat prej 60 eurove për stafin mjekësor.

Karameta i thotë Vitisë të marrë guximin dhe t’u kërkojë falje qytetarëve e mantelbardhëve, sepse sipas tij, do të çlirohej sadopak.

“Jo lëmoshë, as ndihmë, as përkëdhelje, por jo as 60€ për mantelbardhët. Edhe 600€ po të ishin, nuk do të ishin të mjaftueshme. Mjekësia, mjekët, infermierët dhe i tërë personeli mbështetës, meritojnë përkrahje dinjitoze e identitare.

I nderuar z. Vitia, mbase jeni lodhur, mbase ju ka humbur koncentrimi për t’u marrë me çështje ministrore, por që duhet të definonit pozicionet e tua politke kjo s’ka dyshim. Një veprim i tillë nga ana juaj duhet ndërmarrë, ngase në të kundërtën do të dobësoheshit akoma më shumë në vendimmarrje që përkojnë me nevojat qytetare”, shkroi Karameta në Facebook.

Ai madje thotë se më nuk do t’i dalë në mborjtje gjeravë që janë në dëm të qytetarëve.

(Kosova Sot Online)