Burri nga Lipjani ankohet në polici se e kanë rrahur gruaja dhe vajza

  • E.K /
  • 27 August 2021 - 09:40
 Burri nga Lipjani ankohet në polici se e kanë rrahur gruaja dhe vajza

Një burrë nga Lipjani, dje paradite ka njoftuar policinë e Kosovës dhe gruaja e tij dhe vajza e çiftit janë duke ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj të njëjtit.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast në raportin 24-orësh.

Zbuloni kremin rigjenerues që Melisa përdor për lëkurën e saj!

Sipas policisë, janë intervistuar personat e përfshirë në rast, dhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.

“Lipjan 26.08.2021 – 09:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja dhe vajza e tij të dyshuarat femra kosovare, kishin ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thotë raporti 24-orësh.

(Kosova Sot Online)