2-vjeçarja vdes pasi preku karikusin e telefonit, e godet rryma elektrike

  • E.K /
  • 27 August 2021 - 12:04
 2-vjeçarja vdes pasi preku karikusin e telefonit, e godet rryma elektrike

Një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën pasi preku karikusin e telefonit që i dha një goditje elektrike vdekjeprurëse.

Sara Alves de Albuquerque nga komuna Erere, Brazil u vra pasi vuri duart mbi pajisjen. Ajo u dërgua me urgjencë në një spital lokal, por ndërroi jetë pavarësisht se mjekët bënë të pamundurën që ta mbanin atë në jetë.

Hithra. Zgjidhja natyrale kundër rënies së flokëve!

Policia tani do të hetojë rrethanat që lidhen me vdekjen e 2-vjeçares. Brazili regjistroi 355 vdekje nga goditjet elektrike vetëm vitin e kaluar.

Ende nuk është zbuluar se për çfarë marke telefoni ishte karikusi.

Vdekja e dy vjeçare vjen pas një ngjarje tjetër të rëndë, ku një adoleshente u vra pasi pësoi një goditje elektrike në banjë duke përdorur telefonin në karikim.  Viktima, e identifikuar si Anna K dhe u gjet pasi një fqinj raportoi një rrjedhje uji në tavanin e tij.

Mjekët konfirmuan se 15-vjeçarja kishte vdekur nga një goditje elektrike. 

(Kosova Sot Online)