Tragjedi, kamioni përplas makinën dhe shkakton gjashtë viktima

  • E.K /
  • 27 August 2021 - 12:31
Tragjedi, kamioni përplas makinën dhe shkakton gjashtë viktima

Një aksident me bilanc tragjik ndodhi paraditen e sotme në provincën Konya të Turqisë duke lënë gjashtë të vdekur dhe dy të lënduar.

Mediat turke raportojnë se një kamion i mbushur me plehra kimikë është përplasur me një minibus duke mos i dhënë asnjë shans udhëtarëve.

Gjashtë prej tyre ndërruan jetë në vend për shkak të përplasjes së fortë, ndërsa dy të tjerë u dërguan në spital.

Turqia njihet për rrugët e rrezikshme, ku vetëm pak ditë më parë ndodhi një tjetër aksident i ngjashëm me 9 viktima. Kësaj radhe ishte një kamion që përplasi autobusin duke shkaktuar një masakër të vërtetë.

(Kosova Sot Online)