Policët në hall, i dyshuari iu ikën me skuter

  • E.K /
  • 27 August 2021 - 12:46
 Policët në hall, i dyshuari iu ikën me skuter

Një patrullë policie në Minsk të Bjellorusisë u bë qesharake gjatë ndjekjes së një të dyshuari me skuter elektrik, i cili nuk iu bind thirrjes së tyre.

I dyshuari, duke shfrytëzuar mjetin e tij që mund të hynte në rrugicat më të vogla i detyroi policët të sorollateshin për minuta të tëra rreth një kompleksi.

Videoja u filmua nga një dëshmitar dhe ende nuk dihet nëse i dyshuari u arrestua nga policia.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2021/08/kt6PCZFCoiq3c6p2wtEp_27_836a87d0e8aa7677137f119284cbf147_video_360p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)