Danimarka vaksinon 70% të popullatës dhe heq të gjitha kufizimet nga shtatori

  • A.P /
  • 27 August 2021 - 16:10
Danimarka vaksinon 70% të popullatës dhe heq të gjitha kufizimet nga shtatori

Covid-19 nuk konsiderohet më një kërcënim për shoqërinë në Danimarkë. Konfirmimi vjen nga ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët.

Për këtë arsye, qeveria e Kopenhagenit do të heqë të gjitha kufizimet për luftimin e pandemisë, duke nisur nga 10 shtatori. Kjo erdhi si rezultat i ndërgjegjësimit të qytetarëve, pasi ky shtet ka vaksinuar 70 për qind të popullatës në total.

Në deklaratën zyrtare, ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, thekson se niveli i imunizimit është rekord. Ai shton se “pandemia për momentin është nën kontroll”.

Megjithatë nënvizon se duhet treguar ende kujdes pasi ky sukses i vogël nuk do të thotë se rreziku është mposhtur.

“Nuk kemi dalë akoma nga pandemia”, thekson ministri danez. Gjithashtu paralajmërohet se qeveria e Kopenhagen nuk do të hezitojë të marrë menjëherë masat e nevojshme nëse Covid-19 do të rikthehet të kërcënojë funksionimin normal të shoqërisë.


(Kosova Sot Online)