Mbi 25 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • S.A /
  • 28 August 2021 - 08:48
Mbi 25 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se deri më tani janë 25 mijë e 407 raste aktive me COVID-19 në vend.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 2 mijë e 98 raste të reja, teksa janë shëruar 1 mijë e 614 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,403.

Ndërsa, deri më tani janë administruar gjithsej 780 mijë e 637 doza të vaksinës kundër COVID-19, ku prej tyre 518 mijë e 819 njerëz janë vaksinuar me dozën e parë kurse me dozën e dytë janë vaksinuar 261 mijë e 818.

(Kosova Sot Online )