Dialogu Kosovë-Serbi pritet të vazhdojë më 7 dhe 8 shtator

  • E.K /
  • 28 August 2021 - 10:15
Dialogu Kosovë-Serbi pritet të vazhdojë më 7 dhe 8 shtator

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet që të zhvillojnë takime më 7 dhe 8 shtator në Bruksel.

Kjo është konfirmuar për Kosovo-online nga burime diplomatike në Bruksel. Agjenda nuk është bërë e ditur, pasi që është thënë se ende nuk janë caktuar temat.

Ky takim pritet që të mbahet në nivel të drejtuesve të ekipeve negociatore – Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkoviq nga Serbia.

Të enjten ka qenë Përfaqësuesi i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak që ka njoftuar se ka folur me të dyja palët, lidhur me përgatitjet për raundin tjetër të dialogut.

Lajçak pa specifikuar datë ka thënë se ky takim do të mbahet në fillim të shtatorit.

(Kosova Sot Online)