Eci në ujërat termale të Parkut Yellowstone, 26 vjeçarja dënohet me 7 ditë burg

  • E.K /
  • 28 August 2021 - 13:17
 Eci në ujërat termale të Parkut Yellowstone, 26 vjeçarja dënohet me 7 ditë burg

Një 26 vjeçare, e cila eci në ujërat termale të Parkut Yellowstone, SHBA  është dënuar me shtatë ditë burg, shkruan CNN.

Madeline S. Casey, 26 vjeç, u deklarua fajtore për kryerjen e veprës kundërvajtëse, sipas një deklaratë të prokurorit amerikan për qarkun e Wyoming.

“Megjithëse një ndjekje penale dhe 7 ditë burg mund të duket dënim i ashpër është më mirë sesa të  shtrohesh në spital për djegie,” tha prokurori amerikan Bob Murray.

“Toka është e brishtë dhe uji mund të shkaktojë djegie të rënda ose fatale. Më shumë se 20 njerëz kanë vdekur nga djegiet pasi hynë në ujërat termalë të Yellowstone,” tha zëdhënësi i parkut Morgan Warthin në një deklaratë.

Casey do të paguajë 2,040 dollarë gjobë, sipas njoftimit të gjykatës.

(Kosova Sot Online)