Ministria konfirmon se ka pasur disa parregullsi gjatë mbajtjes së Testit të Maturës

  • S.A /
  • 28 August 2021 - 13:40
Ministria konfirmon se ka pasur disa parregullsi gjatë mbajtjes së Testit të Maturës

Ka përfunduar mbajtja e Testit të Maturës Shtetërore, për nxënësit që nuk arritën ta kalonin atë në afatin e parë. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, këtij provimi i janë nënshtruar 6700 maturantë dhe është organizuar në 68 qendra të testimit.

Më tutje në njoftim MASh-i njoftoi se janë identifikuar edhe disa parregullsi.

Njoftimi i plotë:

U mbajt afati i dytë i Provimit të Maturës Shetërore

Provimit të Maturës Shtetërore në afatin e dytë, i cili është organizuar sot nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), i janë nënshtruar 6700 maturantë, të cilët nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë.

Provimi i organizua në 68 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces janë angazhuar 200 komisionerë, 130 mbikëqyrës, 65 vëzhgues, si dhe 650 administrues. Ndërsa, të gjitha Qendrat e testimit janë monitoruar nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC).

Sipas informatave të para të Komisioneve, provimi ka filluar dhe ka përfunduar në kohën e caktuar dhe çdo gjë ka shkuar sipas planit dinamik të punës.

Ndërkaq, në ato raste ku janë evidentuar parregullsi do të ndërmerren masa që parashihen me Ligjin e Maturës, si ndaj administruesve, ashtu edhe ndaj nxënësve.

MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në këtë proces për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre.

Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore për afatin e dytë pritet të publikohen më 8 shtator.

https://www.facebook.com/MASHTI.rks/posts/1827329467470879?__cft__[0]=AZWCkqmZawCUQS0sTKnwfkvihsK3F2A1dJCI6UnMZQaGHIqZqNFKBzq8ja9pZyodGX97qT_Yyrqw6wNEI3c3uHP_shqZq0KdiFj0-Qnzddak7kBrVEYb1nrKPvRkncjeqF8Ko5Y9LAct91n1AU_vaT-O&__tn__=%2CP-R

(Kosova Sot Online )