Premtimi i madh nga Qeveria Kurti: A po afron ora e fillimit të konfiskimit të pasurisë së milionerëve të lidhur me krimin e organizuar!

Premtimi i madh nga Qeveria Kurti: A po afron ora e fillimit të konfiskimit të pasurisë së milionerëve të lidhur me krimin e organizuar!

Hajrullah Tërnava

  • 28 August 2021 - 09:17

Shkruan:ANALISTI - Hajrullah Tërnava

 Kjo Qeveri prej se ka ardhur në pushtet, ngadalë, me kujdes por sigurt, po angazhohet në përmbushjen e premtimeve dhe zotimeve të dhëna para qytetarëve në kërkim te votës dhe besimit për ta qeverisur vendin. Me këto veprime  që po ndërmerren në aspektin e forcimit të ligjit për  luftimin e të këqijave, për ta kthyer besimin e qytetarëve, janë bërë hapa serioz për këtë kohë mjaft të shkurtër që është në pushtet.

 - Me këto  veprime çfarë po i  ndërmerr kjo Qeveri, është një shpresë e madhe  për qytetarët se më në fund paska edhe të tillë politikan e  qeveritar që do të punojnë për të mirën e qytetarëve dhe vendit, e jo si deri më  tash që ishin  ata të mëparshmit për pasurim kriminal përmes zhvatjes dhe mashtrimit. Koha e ka dëshmuar se qeverisjet e kaluara të vetmin qëllim e kishin pasurimin e tyre të jashtëligjshëm, prandaj nga veprimet e kësaj qeverie tani po afrohet fundi i pasanikëve të politikës, të pasuruar shpejt me krim e me korrupsion, që e zhvatën e plaçkitën për dy dekada  djersën dhe mundin e qytetarëve të varfër, pasi  edhe në këtë atmosferë  pushimi, Qeveria e Kosovës, nuk ka pushuar por ka punuar.

Vullnetin e kësaj Qeverisje për ti mbajtur premtimet e dhëna para qytetarëve, për ti shpall luftë krimit e korrupsionit, e dëshmoi në mbledhjen e fundit, të 30-tën me radhë në këtë̈ mandat, duke e  aprovuar Projektligjin për konfiskimin e pasurisë̈ së pa justifikueshme. Është ky një ligj me peshë për të cilin vite të tëra më parë kanë kërkuar ndërkombëtarët por edhe kanë lobuar organizatat vendore të shoqërisë̈ civile, mirëpo politika e kishte anashkaluar vazhdimisht një̈ kërkesë̈ të tillë. Pas miratimit në Qeveri dhe dërgimit për  futje në rend ditë në seancë të Kuvendit në fillim të sesionit vjeshtor,  hyrja në fuqi e këtij ligji do të mundëson që pasuria e përfituar nga aktiviteti kriminal, pasuri e cila ligjërisht nuk mundë të justifikohet, do të ju kthehet qoftë direkt apo indirekt qytetarëve, përmes qeverisjes së mirë, konfiskimit të saj dhe investimit në projekte zhvillimore e programe sociale, duke i detyruar edhe organet ligj-zbatuese për angazhim efikas e pa hezitim, të cilat do të punojnë pa u ndalë që të forcohen e profesionalizohen, dhe me guxim ti trajtojnë rastet që do të hetohen për rrugët kriminale të prejardhjes së pasurive multi milionëshe të bosëve të politikës të lidhur me krimin e organizuar dhe nëntokën kriminale.

Këto veprime te kësaj Qeverie që do ti lufton pamëshirshëm te gjitha të këqijat konfrom ligjeve ne fuçi, qytetarin do ta obligojnë qe edhe ne zgjedhjet e ardhshme qendrore këtyre qeveritarëve tua japin votën, qe ky vend njëherë e mirë të pastrohet nga të këqijat që i kanë bërë të gjitha qeverisjet e më parme, dhe në bazë të jetësimeve të ligjeve do të krijohet një kulturë ligjore në këtë shtet, dhe shteti në të vërtetë do ti përngjaj pavarësimit dhe përgjegjësive të institucioneve dhe ligjshmërisë që do të zhvillohen në institucionet e Kosovës. 

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".