Rrëfimi i kosovares që lindi në Zvicër, për temë diplome e mori historinë e familjes Jashari

  • E.K /
  • 28 August 2021 - 14:20
Rrëfimi i kosovares që lindi në Zvicër, për temë diplome e mori historinë e familjes Jashari

E lindur në Zvicër, dy vite pas mbarimit të luftës në Kosovë, Elmedina Buja, kuptohet që nuk mund të dinte menjëherë për historinë më të freskët të vendlindjes së prindërve të saj.

Teksa ajo rritej, dhe gjatë vizitave të rregullta në Kosovë, filloi të kuptonte se disa gjëra nuk shkonin, nuk ishte njëjtë me vendin ku ishte lindur dhe rritej.

Shihte shumë shtëpi të djegura dhe të shkatërruara nga lufta e fundit, numër të madh të skamnorëve nëpër rrugë.

Të gjitha këto vetëm sa e shtonin kureshtjen e saj se çfarë kishte ndodhur me të vërtetë në këtë vend, pse nuk është njëjtë si në Zvicër.

E lënduar nga ajo që shihte, pyetjet që u shtronte prindërve të vet, ishin të pafund. Me insistimin e saj, prindërit i kishin shpjeguar gjerë e gjatë për gjithçka kishte ndodhur në Kosovë, në vitet kur ajo ende nuk kishte lindur. Me po të njëjtat pyetje ishte përballur edhe gjyshi i saj, i cili kishte përjetuar edhe Luftën e Dytë Botërore.

Para 4 vitesh, gjatë vizitës së saj në Kosovë, së bashku me prindërit, vendosin të vizitojnë Kompleksin memorial të Jasharajve, në Prekaz.

(Kosova Sot Online)