Afganët po vijnë në Kosovë, mbërrijnë rreth orës 19:00!

  • E.K /
  • 28 August 2021 - 14:33
Afganët po vijnë në Kosovë, mbërrijnë rreth orës 19:00!

Mbi 100 afganë pritet që pasditen e sotme të arrijnë në Republikën e Kosovës.

Burime të “indeksonline” bëjnë të ditur se arritja e tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës bëhet rreth orës 19:00.

Ndryshe, në rreth 120 afganët dje kanë mbërritur në Shqipëri.

Arritja e tyre në tokën shqiptare është bërë me avion civil nga Tbilisi, derisa për t’i mirëpritur ata në Rinas kanë dalë struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore në gatishmëri.

Një pjesë e afganëve kanë punuar për organizatën ‘Shoqëria e Hapur’, ndërkohë pjesa tjetër janë aktorë, anëtarë të shoqërisë civile bashkë me familjet e tyre.

(Kosova Sot Online)