20-vjeçarja vdes nga Covid-19, familjarët thonë se këtë javë i vdiq edhe babai

  • S.A /
  • 28 gusht 2021 - 13:29
20-vjeçarja vdes nga Covid-19, familjarët thonë se këtë javë i vdiq edhe babai

R.H, një 20 vjeçare nga Gjakova ka vdekur si pasojë e COVID-19.

Lajmin  e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi.

Ajo tha se vajza ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, ndërsa ka vdekur sot si pasojë e COVID-19.

“Po ka vdekur sot, si pasojë e COVID-19”, tha Gecaj.

Një familjare ka njoftuar se brenda kësaj jave viktimës i ka vdekur edhe babai, ndonëse nuk dihet arsyeja e vdekjes së tij.

https://www.facebook.com/Ammy.Hoxha?__cft__[0]=AZXKWudp5OG5KjDgSawTEcTBuGKuEFzzYoupCYpPESZgThIwEg_fyEyRMuedkkOmBa77GZGjwu-dHylOYSxe8ccAr0hOd945_PPwWmRuQS3RSPRe66lp_BjeLIWvT-pdwYU&__tn__=%3C%3C%2CP-R

(Kosova Sot Online )