Mot i vranët, riga shiu e shkarkim rrufesh të dielën në Kosovë

  • E.K /
  • 28 August 2021 - 15:46
Mot i vranët, riga shiu e shkarkim rrufesh të dielën në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët me riga lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Rigat e shiut parashihen të vijnë gjatë orëve të vona të ditës së shtune (28.08.2021), për të vazhduar kohë pas kohe edhe ditën e diele.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

(Kosova Sot Online)