Prej nesër, gastronomia në Kosovëdo të punojë vetëm deri në orën 21:30

  • E.K /
  • 28 August 2021 - 17:56
Prej nesër, gastronomia në Kosovëdo të punojë vetëm deri në orën 21:30

Qeveria e Kosovës, në kuadër të masave të reja kufizuese ndaj pandemisë COVID-19, ka kufizuar edhe punën e objekteve hoteliere, restoranteve dhe kafiterive.

Sipas vendimit të Qeverisë, që nga nesër gastronomia në Kosovë do të punojë deri në ora 21:30 dhe në ambiente të hapura.

Nga 29 gushti kufizohet edhe qarkullimi i lëvizjes së qytetarëve, duke u rikthyer masa e kufizimit të lëvizjes (ora policore) nga ora 22:00 deri në 05:00. 

(Kosova Sot Online)