Nga sot, policët do të punojnë nga 12 orë - shtohen edhe 85 inspektorë

  • E.K /
  • 30 August 2021 - 09:12
Nga sot, policët do të punojnë nga 12 orë - shtohen edhe 85 inspektorë

Pas mbledhjes urgjente me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se do të zgjatet orari i punës së policisë nga 8 në 12 orë. 

Zgjatja e orarit do të fillojë qysh nga dita e sotme.

Kurti ka njoftuar se përveç zgjatjes së orarit të policëve, do të punësojë edhe 85 inspektorë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Ne do të bëjmë gjashtëfishimin e inspektorëve të AUV-it, atyre 17 sa janë do t’ia shtojmë edhe 85 të tjerë. Merreni me mend, e kemi AUV-in, siç e kemi gjetur me 17 inspektorë gjithsej, që i bie as gjysmë inspektori për komunë. Orari i punës së policisë bëhet tash e tutje me ndërrime 12 orëshe, në vend të 8-orëshe.

(Kosova Sot Online)