Një person nga Drenasi e gjen të vdekur vëllain në pyll, njoftohet policia

  • E.K /
  • 30 August 2021 - 09:55
Një person nga Drenasi e gjen të vdekur vëllain në pyll, njoftohet policia

Një person ka informuar policinë se e ka gjetur të varur vëllain e tij në pyll, rreth dy kilometra larg shtëpisë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i tij ëstë dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË /Gllogoc, 29.08.2021 – 06:59. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se rreth 2 kilometra nga shtëpia, në pyll e ka gjetur të varur  vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Ekipi mjekësor  e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)