Marshohet në nderim të personave të zhdukur në Ditën ndërkombëtare të tyre

  • E.K /
  • 30 August 2021 - 10:02
Marshohet në nderim të personave të zhdukur në Ditën ndërkombëtare të tyre

Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, në koordinim me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë organizuar shënimin e 30 gushtit – Ditës ndërkombëtare për persona të zhdukur me marsh përkujtimor.

Ata marshin e kanë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të shkuar deri te Lapidari dedikuar personave të Zhdukur para ndërtesës së Kuvendit.

Në marsh ka marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

(Kosova Sot Online)