Bie në greminë teksa po mblidhte boronica, vdes një person në Prizren

  • E.K /
  • 30 August 2021 - 10:13
 Bie në greminë teksa po mblidhte boronica, vdes një person në Prizren

Policia njofton për vdekjen e një personi dje në Prizren, pasi kishte rënë në greminë derisa po mblidhte boronica.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË /Prizren, 29.08.2021 – 15:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë mbledhjes së boronicave në mal, në rrethana të pa njohur ka rënë në një greminë dhe si pasoj ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

(Kosova Sot Online)