Mediet serbe përsëri sulmojnë Natasha Kandiç për rreshtim kundër Serbisë

  • G.G /
  • 30 August 2021 - 11:01
Mediet serbe përsëri sulmojnë Natasha Kandiç për rreshtim kundër Serbisë

Gazeta “Objektiv” ka shkruar se Natasha Kandiç edhe njëherë ashpër u rreshtua kundër Serbisë, përveç Marinika Tepiç e njohur për qëndrime kritikuese ndaj pushtetit. Ajo kësaj radhe ka mbështetur edhe promovuar Tribunalin e Hagës.

Themeluesja e Fondit për të drejtën humanitare Natasha Kandiç, që vazhdon të mbrojë një nga kritikueset e shpeshta të pushtetit në Serbi, ka dëshmuar se është mbështetëse e çdo gjëje që është kundër Serbisë.

Ajo kësaj radhe ka mbështetur Tribunalin e Hagës dhe si problematike e ka vlerësuar qëndrimin e politikanes Jelena Vukotiç, të cilës i pengon që fëmijët serbë e thënë në mënyrë metaforike, “Tribunali i Hagës iu mban orë të historisë”.

“Anëtarët e SNS rekomandohen për funksione, kështu ‘ekspertja’ Vukotiç thotë: ‘mundësia që fëmijët të mësojnë bazuar në të dhënat nga Haga është shumë problematike, andaj duhet të merremi seriozisht me atë që mos të vijë deri te kjo’. Edhe pak, edhe burgu nëse dikush thirret në Tribunalin e Hagës. Të gjithë heshtin”, ka shkruar Kandiç.

“Është e dukshme që Natash Kandiçit i konvenon që fëmijët të mësojnë nga të dhënat që dalin nga atje që e përbaltin Serbinë”.

(Kosova Sot Online)